Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka zbuluar detaje rreth aktakuzës së veteranëve të rrejshëm, në listën e të cilëve u gjet edhe emri i saj. Kadrijaj ka thënë se ka mbetur e habitur kur ka parë emrin e saj në këtë listë.Ajo i ka lënë fajin Prokurorisë, e cila sipas saj është dashur të hetoj mirë faktet para se ta ngre aktakuzën.
Kadrijaj se nuk beson që emri i saj është ‘aksidentalisht’ në këtë listë, pasi se siç ka thënë ajo, për pjesëmarrjen e saj në luftën e UÇK-së, prokurori Blakaj kishte informata, madje të detajuara.Kjo për faktin se Blakaj për këtë gjë e kishte intervistuar specifikisht ish komandantin e UÇK-së, tash ministër i FSK-së, Rrustem Berishën.
“Unë spo muj me kuptu si ka ndodh, por më sa kam dëgjuar komandanti i brigadës “138 Agim Ramadani” tash ministër i FSK, Rrustem Berisha, pikërisht është marrë në pyetje për tre mjeket që kanë kontribuar në vijat e para të frontit, dhe që s’ju kanë nda luftës prej ditëve të para deri në fund, e që kanë qenë bashkë me mu……Prokurorisë i është besu një punë për çka është dashtë me korrektësi me kry, dhe është dasht me marr me seriozitet“, thotë ajo tutje për Blic.
SHBA dhe Irani drejt raundit të dytë të bisedimeve të paqes ...
Pakistani me siguri të lartë para negociatave ShBA-Iran
Muriqi zbulon prapaskenat, ishte afër transferimit të PSG: M...
Kurti: Nuk e kemi pasur asnjëherë me çdo kusht Glauk Konjufc...
Takim me PDK-në? Kurti: I dërgova mesazh Hamzës, propozimi i...
LDK refuzoi të gjitha ofertat, Kurti: Kërkova që Abdixhiku t...