Në shenjë kujtimi dhe nderimi në gjashtë vjetorin e rënies heroike të heroit të Kosovës Enver Zymerit sot në Mitrovicë, organizohet vrapim me moton “Vrapojmë shtigjeve të Enver Zymerit” në orën 18:00.
Ky aktivitet, i organizuar dhe nën përkujdesje të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport të Komunës së Mitrovicës, Federatës Atletike të Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, pritet të mbledhë një numër të konsideruar të atletëve të klubeve të Kosovës, të kategorive të ndryshme, qytetarë e zyrtarë të institucioneve të sigurisë: Policisë së Kosovës, KFOR-it, EULEX-it dhe FSK-së.
Policia në Mitrovicë do të ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura operative përgatitore për të ofruar një siguri të rendit publik për të gjithë pjesëmarrësit në këtë eveniment, si dhe për të mundësuar mbarëvajtjen e vrapimit dhe qarkullimin e trafikut, brenda dhe përreth qytetit të Mitrovicës.
Meqë vrapimi do të zhvillohet në rrugën kryesore “Mbretëresha Teutë” dhe një pjesë e rrugës magjistrale të “Ulqinit”, këto rrugë nga ora 17:00 kohë pas kohe do të jenë të bllokuara për qarkullim të trafikut rrugor.
Rrjedha e qarkullimit të trafikut rrugor do të kontrollohet dhe do të drejtohet me udhëzimet e dhëna nga zyrtarët e Policisë duke vënë në funksion sistemin alternativ të qarkullimit.
Me këtë rast drejtuesit e automjeteve do të marrin të gjitha instruksionet e duhura nga zyrtarët e Policisë në terren.
Rritet në 452 numri i rasteve me Ebola në Kongo, 82 viktima
Arsenali futet në garë për Ander Barrenetxea
Kurti: Zgjedhjet ishin të panevojshme, por tash votimi është...
Dua Lipa dhe Callum Turner nisin festimet e dasmës në Palerm...
Kosovari shpallet fajtor për zjarrvënie në Ulqin, dënohet me...
Autoritetet ndalojnë 50 mijë euro të padeklaruara në Durrës