Sot do të fillojë gjykimi për rastin e vrasjes së Liridona Adema
Kështu ka bërë të ditur vëllai i saj, Leonard Ademaj përmes një postimi në Facebook, duke thënë se si familje, besojnë në drejtësi.
“Ju njoftoj që gjykimi i rastit të vrasjes dinake të motrës tonë Liridona Ademaj fillon në ora 11.00 në Departamentin për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Ne si familje besojmë në drejtësi dhe shpresojmë që gjykimi do të jetë efikas, profesional, pa gabime, pa vonesa dhe transparent”, ka shkruar ai.
Seanca e shqyrtimit fillestar në çështjen penale ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt, të cilët ngarkohen për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt fillon nga ora 11:00./Arbresh.info
Osmani organizoi pritje me rastin e largimit nga detyra, zyr...
Real Madridi e bën prioritet yllin e PSG për merkaton e verë...
Rizvanolli merr pjesë në përurimin e investimeve të efiçienc...
Hargreaves takon studentët e rikthyer nga Mbretëria e Bashku...
Një person humb jetën nga përmbytjet në Greqi
Tensionet në Lindje të Mesme, Konjufca: Hormuzi duhet të rih...