Një rast mashtrimi është raportuar në Rrugën B në Prishtinë, ku një grua dyshohet se është prezantuar rrejshëm si zyrtare shtetërore me qëllim përfitimi financiar.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, më 23 dhjetor 2025, ankuesja, shtetase kosovare, ka deklaruar se e dyshuara i është prezantuar si prokurore dhe ka marrë para nga viktima, duke pretenduar se do t’i kryente një rast në këmbim të shpërblimit.
“Rruga B, Prishtinë, dhjetor 2025. Më 23.12.2025 ankuesja femër kosovare ka raportuar se e dyshuar femër kosovare, duke u prezantuar si zyrtare shtetërore (prokurore) ka marrë para nga viktima si shpërblim për t’i kryer një rast. Më 25.12.2025 e dyshuar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Arbresh.info
Komandat Remi: Çdo derë që po hapim është një mesazh i qartë...
Kristian Prenga para duelit me Joshuan: Po stërvitem më fort...
Inter tërhiqet nga gara për Vicarion, tashmë ka dy alternati...
“Jam shqiptar, kam tapinë e tokës sime”, flet personi që u r...
Abdixhiku: Kosova duhet ta marr gazin amerikan para Serbisë,...
Ylli i Aston Villas objektivi i parë i Arsenalit për merkato...