Prokuroria Themelore në Pejë, në bashkëpunim me Njësitin për Luftimin e Narkotikëve në Pejë, ka realizuar sot një aksion të suksesshëm, gjatë të cilit janë sekuestruar substanca të ndryshme narkotike të cilat dyshohet se kishin ardhur nga shtete të huaja përmes shërbimeve postare.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë sekuestruar: 60 copë LSD; 10 copë Acetamil; 2 gramë Crystal Meth; 25 copë ekstazi.
“Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës, përkatësisht Njësiti për Luftimin e Narkotikëve në Pejë, ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa brenda afateve ligjore do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me dispozitat përkatëse ligjore”, thuhet në njoftim.
“Prokuroria Themelore në Pejë mbetet e përkushtuar në luftimin e veprave penale që lidhen me narkotikët, mbrojtjen e shëndetit publik, veçanërisht të të rinjve nga rreziku i drogave, si dhe në identifikimin, kapjen dhe sjelljen para drejtësisë të personave të përfshirë në aktivitete të kundërligjshme”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Banka Ekonomike gëzon fëmijët në Ditën Ndërkombëtare të tyre
Tara i bën dedikim vëllaut të saj të posalindur
Goditet një rrjet në Pejë, dyshohet se posedonte dhe shpërda...
Legjenda e ‘Beauty and the Beast’ Peabo Bryson, pëson goditj...
IKD ankohet në PZAP ndaj VV-së për përfshirjen e fëmijës në ...
Joao Pedro nuk do të largohet, Chelsea i vendos një çmim tej...