Komandat Remi: Çdo derë që po hapim është një mesazh i qartë mbështetjeje për PDK-në

22:57 | 1 Qershor 2026
E.G

Rrustem Mustafa, i njohur gjatë luftës si Komandant Remi,  kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës ka vazhduar fushatën në Kodrën e Trimave.

Në një tubim në oborrin e Dritonit dhe Muhametit, morën pjesë edhe artistë nga estrada, shkruan Arbresh.info.

“Arti i bashkon njerëzit, ndërsa zëri i artistëve i jep forcë ndryshimit.”, u shpreh ai.

“Çdo derë që po hapim është një mesazh i qartë mbështetjeje për PDK-në: stop krizës dhe fillimi i normalizimit institucional të Kosovës.”, theksoi ai./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale