Kandidati për kryeministër i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se është esenciale që Kosova të lidhet me gazin amerikan para Serbisë.
Ai bëri të ditur se këtë çështje e ka diskutuar edhe në takimin me kongresistët amerikanë në Prishtinë.
“Në takimin që e patëm me kongresmenin amerikan këtu në Prishtinë, këtë çështjen e gazifikimit e folëm si prioritare. Pra gazifikimi është interes nacional dhe këtu presidentja Osmani ka rol të jashtëzakonshëm sepse ka qenë e involvuar edhe me sekretarin Rubio sepse është çështje strategjike”, deklaroi Abdixhiku në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova.
Ndër të tjera, kreu i LDK-së tha se nuk ka parti tjetër në Kosovë që ka koncept ndërtimin relacioneve në veçanti me ShBA-të.
Ukraina lëshon qindra dronë drejt Rusisë, goditen fabrika dh...
Sulme ajrore në lindje të Afganistanit, mes viktimave 11 fëm...
Numërohen 55% e votave: Këto janë 10-shet e VV, PDK, LDK dhe...
“Më e lirë se Spanja dhe Portugalia”/ Media franceze: Shqipë...
148 vjet nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit
Mourinho i hapur t’i shesë dy yjet e Real Madridit, por vetë...