Dy aksidente trafiku kanë ndodhur sot në orët e pasdites, në rrugën Prishtinë-Pejë, ku si pasojë janë shkaktuar edhe kolona.
Rastet i ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
Hoxha ka bërë me dije se në aksidentin e parë janë përfshirë tri automjete.
“Në aksidentin e parë janë përfshirë tre automjete, ku si pasojë perveq demeve materiale janë shkaktuar lëndime të lehta trupore”, ka deklaruar Hoxha.
Një aksident tjeter eshte shkaktuar në fshatin Sllatinë.
“Si pasoje e aksidenteve jane shkaktuar kolona te automjeteve deri në largimin e mjeteve nga vendi i ngjarjes”, ka thënë Hoxha.
Hoxha ka theksuar se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme operacionale dhe hetimore për sqarimin e rrethanave të rasteve, sipas procedurave ligjore.
“Apelojme tek te gjithe drejtuesit e automjeteve per kujdes te shtuar dhe pershtatje te shpejtesise me kushtet ne rruge dhe respektim te shenjave te trafikut”./Arbresh.info
148 vjet nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit
Mourinho i hapur t’i shesë dy yjet e Real Madridit, por vetë...
Përshkallëzohen tensionet, Teherani lëshon raketa dhe dronë ...
Moti sot në Shqipëri
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje
58 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, ministrja Mimoza ...