Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka njoftuar se personat e dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt janë shpërndarë në tri qendra korrektuese të ndryshme.
SHKK ka folur edhe për raportimet se Granit Plava i dyshuari për vrasjen e Liridona Ademajt, është rrahur në Burgun e Sigurisë së Lartë, duke thënë se ka pasur vetëm tentim, shkruan Arbresh.info.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se personat e dyshuar për vrasjen e të ndjerës L.A, janë të shpërndarë në tri qendra korrektuese dhe për shkak të ndjeshmërisë së rastit kanë nivel të lartë sigurisë. Njoftojmë se ndaj të paraburgosurit G.P, ka pasur vetëm tentim për ta sulmuar gjatë kohës së paraparë për shëtitje.”, thuhet në njoftim.
Po ashtu bëhet e ditur se nuk ka pasur as tentim për vetëlëndim, e as për vetëvrasje, në momentin që është vërejtur se batanija është dëmtuar, stafi ka reaguar me kohë.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës ka themeluar Komisionin Hetimor për të sqaruar të gjitha rrethanat lidhur me rastin dhe do të vazhdojë ta mbajë publikun e informuar.”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues./Arbresh.info/
“Drejtësi, jo politikë!” – Hamza shpërndan pamje nga përgati...
Shën Valentini mes natyrës: Rama ndan një zemër nga Banjat e...
Rubio thotë se SHBA-ja dhe Evropa janë bashkë
Hovenier: Kosova humbi disa mundësi për 1 vit, anëtarësimi n...
Mbi 1 mijë e 300 biznese u shuan gjatë vitit 2025, dominon m...
“Askush mbi klubin”, Luis Enrique me nervozizëm i vendos vij...