Mbrëmjen e sotme një objekt është shembur në Fushë Kosovë.
I njëjti objekt raportohet se ka qenë në ndërtim e sipër.
“Rreth orës 20:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Elez Berisha në zonën industriale në Fushë Kosovë është shembur një pllakë nga një ndërtesë e cila është në ndërtim e sipër. Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dal njësitet e nevojshme policore”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për Rajonin e Prishtinës.
Përpos dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar.
Lidhur me këtë ngjarje janë njoftuar organet kompetente.
Konjufca për çështjen e presidentit: Vjosa Osmani u bë temë ...
Gjykata Administrative refuzon kërkesën për pezullimin e kon...
Abdixhiku përsërit zotimin në tubimin mbyllës: Pagat dhe pen...
Konjufca për krizën politike: Opozita s’ka dhënë zgjidhje ko...
Orges Shehi zyrtarisht trajner i Prishtinës
Samiti në Tivat: BE diskuton integrimin gradual të Ballkanit...