Tre persona janë përleshur mes veti sot rreth orës 15:00 në rrugën “5 Maji” në Prizren.
Njëri nga të përfshirit në rast është zyrtar policor me iniciale F.Sh.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.
Bytyqi tha se pas një mosmarrëveshje zyrtari policor dhe vëllai i tij B.Sh janë përleshur me E.B.
“Me date 01.05.2025 rreth ores 15:00 policia ka marr informatën per nje rast rrahje. Patrolla policore ka dale në vendin e ngjarjes në rrugen “5 Maji” , aty ka takuar te dyshuarit e rastit E. B. nga njera ane dhe nga ana tjeter vellezrit B.Sh.dhe F. Sh ky i fundit zyrtar policor. Të tre të dyshuarit pas nje mosmarrveshje kane sulmuar njeri tjetrin”, tha bytyqi.
“Lidhur me rastin jane njoftuar hetimet e stacionit, Prokurori i Shtetit si dhe Inspektorati Policor i Kosoves të cilet kane ardhur ne stacion dhe jane duke e trajtuar rastin”, tha Bytyqi./Arbresh.info
Mustafa i LDK-së: Procesi zgjedhor po ecën mirë, shfrytëzoje...
Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona
Pjesëmarrje më e madhe në votime krahasuar me zgjedhjet e 9 ...
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim ...
Xhaka ndër më të mirët – Sunderlandi luan baras me Leedsin