Me rastin e 61-vjetorit të Traktatit të Elysee dhe 5-vjetorit të Traktatit të Aachen-it, ambasadat gjermane dhe franceze në Kosovë organizuan sot një diskutim për pajtimin në Mitrovicë.
Në njoftim thuhet se pjesëmarrësit diskutuan perceptime të ndryshme të pajtimit në nivel individual dhe komuniteti, ndikimin e tyre në proceset e pajtimit në Kosovë, si dhe gjetjen e bazës së përbashkët në përcaktimin e hapave që duhet të ndërmerren në mënyrë që të ringjallet procesi i ndërtimit të paqes ndëretnike.
Ambasadori gjerman, Jorn Rohde dhe ai francez, Olivier Guerot kanë ndarë përvojat sesi pajtimi u bë pjesë e biografive të tyre, megjithëse të një natyre ndryshme, duke theksuar se procesi i pajtimit gjermano-francez ende mund të ofrojë frymëzim për komunitetet lokale në përpjekjet për të kapërcyer të kaluarën e rëndë.
“Pavarësisht nga fakti se është shumë sfiduese të gjendet gjuha e përbashkët për të përcaktuar se çfarë pajtimi përfshin komunitetet e ndryshme në mjedisin e pasluftës të Kosovës, pjesëmarrësit arritën në përfundimin se proceset e pajtimit duhet të shkëputen nga ndikim dërmues i narrativave nacionaliste dhe retorikës toksike”, thuhet në njoftim.
“Është me rëndësi të madhe që komunitetet bazë të adresojnë çështje ndërsektoriale që lidhen me pajtimin në një mënyrë që çon në një progres të pakthyeshëm dhe konkret për të gjithë, i mbështetur nga palët e interesuara vendore, kombëtare dhe ndërkombëtare. Gjermania dhe Franca do të vazhdojnë në mënyrë aktive të mbështesin përpjekjet e vërteta për pajtim, thuhet në një deklaratë të përbashkët të lëshuar nga Ambasada e Gjermanisë dhe ajo e Francës në Kosovë”, thuhet tutje në komunikatën e përbashkët për media./Arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit