QKMF në Istog ka pranuar një donacion me pajisje për njerëz me nevoja të veçanta. Drejtori i Shëndetësissë në Istog, Mujë Osmanaj ka kërkuar nga qytetarët që të shkojnë dhe t’i marrin pajisjet që iu duhen. Osmanaj ka thënë se këto pajisje janë për qytetarë dhe mos të hezitojnë që t’i marrin.
“Dje pranuam një donacion me pasje per njerëz me nevoja të veçanta per të moshuar dhe krevatë specialë per hemodializë e ,veshje per pacientë spitali etj…!Qysh sot spitali i Pejës mori mjetet spitalore etj…Hendikos mjete që u hyjnë në sherbim dhe një pjesë mjetesh i derguam në shtë pinë e pleqëve në Gurrakoc!Pjesa e mbetur (pjesa më e madhe)gjendet në QKMF në Istog per çka ftoj qytetarët që të vijnë e të marrin mjetet që u duhen se per ta janë!Mos të hezitojnë…ne i presim aty! Ne si komunë kemi paguar vetem gjysmën e transportit në vlerë 2400 euro !Falenderoj shoqaten humanitare “Human Bridge”dhe aktivistin Xhafer Balaj!#Gjithçka per qytetarin tonë| shkruan Osmanaj në Facebook.


Trump i kërkon Iranit lirimin e grave të dënuara me vdekje
Kaja Kallas: Pres zhbllokimin e kredisë për Ukrainën në 24 o...
Ndryshime të mëdha te Barcelona – këta janë pesë yjet që pri...
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...