Kandidati për Kryeministër, Albin Kurti ka prezantuar programin qeverisës dhe kabinetin qeveritar para deputetëve të zgjedhur të legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës.
Kurti ka folur edhe për programin e tij qeverisës duke thënë se pandemia është çështje kryesore që qeveria e tij do të merret, vettingu në drejtësi, reformat në arsim, reformat në shëndetësi do të jenë po ashtu ndër prioritetet kryesore të qeverisë së tij.
Kandidati për kryeministër po ashtu prezantoi ministrat e Qeverisë Kurti 2 që janë:
Zëvendëskryeministër – Besnik Bislimi,
Ministrinë e Punëve të Jashtme do ta drejtojë Donika Gërvalla,
Ministrinë e Punëve të Brendshme – Xhelal Sfeçla,
Ministrinë e Arsimit – Arbërie Nagavci,
Ministrinë e Shëndetësisë – Arben Vitia,
Ministrinë e Bujqësisë – Faton Peci,
Ministrisë e Kulturës – Hajrullah Çeku,
Ministrinë e Drejtësisë – Albulena Haxhiu,
Ministrinë e Financave – Hekuran Murati,
Ministrinë e Tregtisë – Rozeta Hajdari,
Ministrinë e Mjedisit – Liburn Aliu,
Ministrinë e Pushtetit Lokal – Emilija Rexhepi,
Ministrinë e Mbrojtjes – Armend Mehaj
Përplasjet në protestën e opozitës, procedohen 7 persona – k...
Superliga vjen sot me dy superduele
Haradinaj: Rruga euro-atlantike e vetmja për Kosovën
SHBA pret përgjigje nga Irani/ Trump: Bisedimet po vazhdojnë...
Abdixhiku propozon Vjosa Osmanin bartëse të listës së LDK-së...
Nis mbledhja e Këshillit të LDK-së, Lumir Abdixhiku kritikon...