Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka mbajtur tubim zgjedhor në Mitrovicë. Para qytetarëve premtoi investime të shumta në Mitrovicë e gjithë Kosovën, duke filluar nga zhvillimi ekonomik, infrastruktura e deri te energjia dhe Trepça.
Kurti po ashtu premtoi investime në arsim, shëndetësi, bujqësi si dhe sistemet e ujitjes, etj.
Kandidati për kryeministër gjithashtu premtoi edhe investime. Kandidati, teksa u bëri thirrje që ta votojnë programin e tij, tha se do të investojë edhe në siguri dhe hekurudha, si dhe biletën e integruar mujore vetëm 10 euro.
Kurti foli edhe për shtesat e fëmijëve, duke premtuar se do të rriten. Po ashtu edhe për nënat lehona, ku tani do të marrin nga 500 euro në muaj.
Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, premtoi se do të ketë mbështetje edhe për gratë në kuadër të Super Punës. Ai nuk la pa përmendur edhe bursa për studime për të rinjtë, ku premtoi që do të ketë edhe për ata që studiojnë në institucionet private.
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër
E trishtë: Nesër u jepet lamtumira e fundit dy të rinjve nga...
Kurti premton investime të shumta në Mitrovicë dhe gjithë Ko...
Hotel luksoz, të ftuar VIP dhe kosto prej një milion eurosh ...
Nesër mbahet protestë në përkrahje të studentëve shqiptarë n...
Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, ...