Në Qendrën ditore të HANDIKOS-it sot u mbajt seanca e radhës me përfituesit e shërbimeve sociale, që realizohet në kuadër të projektit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, transmeton arbresh.info
Temë diskutimi, e ngritur nga asistentja, zonja. Latife Neziri ishte ‘Planifikimi i aktiviteteve për vitin e ardhshëm’.
Anëtarët e HANDIKOS-it shpalosën kërkesat dhe shqetësimet e tyre për integrimin më të lehtë në shoqëri.
Qasja e punësimit nëpër institucione dhe kushtet infrastrukturale vazhdojnë të mbesin pengesë e personave me aftësi të kufizuara.
Ata, gjatë seancës kërkuan që t’ju sigurohen trajnime për tregun e punës, të kenë mundësi për kryerje të praktikave të punës nëpër ndërmarrje të ndryshme, si dhe të realizojnë aktivitete sociale (vizita nëpër vendet fqinje, vizita nëpër muzetë e Kosovës etj).
Prezentë në këtë diskutim ishin edhe disa studentë të Fakultetit Filozofik në Universitetin e Prishtinës – dega Shkenca Sociale./ arbresh.info

Model i ri udhëheqjeje në Hamas pas humbjeve në Gaza
Granit Xhaka flet për Botërorin: rutina, emocione dhe ambici...
Kurti viziton familjen Krasniqi në Prizren, diskutime për ek...
Një veturë me targa serbe shihet në Zvërnec, ngrihen dyshime...
Luan Krasniqi voton në Ambasadën e Kosovës në Hamburg
Ylli francez shmang krahasimet: Messi dhe Ronaldo nuk janë t...