Punëtoreve të MABCO-s nuk u lejohet vazhdimi i punimeve në Aeroportin e Vlorës

08:28 | 19 Maj 2026
E.H

Kanë vazhduar edhe sot tensionet në Aeroportin e Vlorës.

Mëngjesin e kësaj dite, punëtorët e MABCO-s që zotërojnë 98% të aksioneve, nuk janë lejuar t’i vazhdojnë punimet nga 2A Group, e cila zotëron 2% të aksioneve.

Situata e njëjtë ka ndodhur edhe të hënën (dje), ndërsa sot të pranishëm janë edhe forca të shumta të policisë.

Pamje nga Aeroporti i Vlorës mund t’i shihni më poshtë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale