Mesfushori spanjoll Rodri vazhdon të mbetet një nga objektivat kryesorë të Real Madrid për afatin kalimtar veror.
Sipas raportimeve të mediumit spanjoll Cadena SER, klubi madrilen po e monitoron nga afër situatën e yllit të Manchester City dhe nuk përjashtohet mundësia që të bëjë lëvizje konkrete gjatë kësaj vere.
Një faktor që mund ta lehtësojë transferimin e Rodrit në “Santiago Bernabéu” është edhe e ardhmja e trajnerit Pep Guardiola.
Largimi i Pep Guardiolës rrit gjasat për një transferim të mesfushorit spanjoll te Real Madridi.
Rodri konsiderohet si një nga mesfushorët më të mirë në botë dhe profili i tij vlerësohet shumë nga drejtuesit e klubit madrilen, të cilët po synojnë ta forcojnë mesfushën për sezonet e ardhshme.
Ai ka një kontratë që e mban të lidhur me klubin aktual deri në qershor të vitit të ardhshëm.
Rodri iu bashkua Man Cityt në verën e vitit 2019./Arbresh.info
Aksident i rëndë në Lezhë, humb jetën 36-vjeçari
Zelensky mer ftesë për Samitin e NATO-s në Ankara
Parashikimi i motit për ditën e sotme
Abdixhiku e Osmani në Pobërgjë të Deçanit: Mbështetja për LD...
Emisari i dialogut Sorensen takon zëvendësministrin e Jashtë...
Lladrovci i jep përkrahje PDK-së dhe Ajazit si Ushtrues dety...