Telesport: Sylvinho largohet nga Shqipëria

08:35 | 19 Maj 2026
D.H

Trajneri brazilian, Sylvinho do të largohet nga kombëtarja shqiptare.

Së paku kështu ka raportuar mediumi më i madh në Shqipëri, Telesport, shkruan Arbresh.info.

Sipas tyre palët nuk kanë rënë dakord për rinovim pas takimit të fundit.

Oferta e FSHF ishte më e ulët, kurse trajneri brazilian kishte pretendime të tjera ekonomike.

Gjithnjë sipas Telesport, trajneri i ri i kombëtares shqiptare pritet të zyrtarizohet sot, dhe do të jetë një italian, emër jo shumë i njohur./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale