Mosekzekutimi i pagave: Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë nga sot në grevë

07:31 | 19 Maj 2026
E.H

Shumica e punëtorëve teknikë të shkollave në Komunën e Prishtinës, të cilat menaxhohen nga kompanitë private, sot me fillim nga ora 08:00 do të hynë në grevë për shkak të mosekzekutimit të pagave për muajin prill.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Sindikatës së punëtorëve në sektorin privat, Jusuf Azemi.

Sipas Azemit, të njëjtit gjatë ditës së hënë protestuan, ndërsa grevat nuk do të ndalen deri në plotësimin e kërkesave të punëtorëve.

Shpërndaje në rrjete sociale