Spurs e fiton ndeshjen e parë me OKC, shkëlqen Wembanyama

08:21 | 19 Maj 2026
D.H

San Antonio Spurs ka arritur fitore me rezultat 122-115 në ndeshjen e parë finale të konferencës së perëndimit, pas dy vazhdimeve ndaj Oklahoma City Thunder.

Ndeshja ishte e baraspeshuar në çerekun e parë, derisa Spurs u shkëputen në rezultat gjatë periudhës së dytë, shkruan Arbresh.info.

Edhe çereku i tretë u mbyll me epërsinë prej shtatë pikësh të Spurs, ndërsa OKC u rikthye fuqishëm në periudhën e fundit për ta barazuar rezultatin dhe ta dërgoi ndeshjen në vazhdime.

Edhe pas vazhdimit të parë rezultati ishte baras 101-101. Kurse në vazhdimin e dytë Spurs ishin më të koncentruar dhe arritën fitoren e parë.

Wembanyama luajti me 41 pikë e 24 kërcime i cili ishte vendimtar në fitoren e mysafirëve.

Teksa Caruso pati 31 pikë tek OKC. Ndeshja e dytë luhet me 21 maj, derisa fituesi i katër takimeve arrin në finalen e madhe të NBA./Arbresh.info