Në ambientet e Sallës “1 Tetori” në Prishtinë, do të organizohet aksioni për dhurimin vullnetar të gjakut për personat në nevojë, me organizim nga Qendra e Studentëve.
Aksioni do të mbahet nga ora 11:00 deri në ora 15:00 dhe është i hapur për të gjithë qytetarët dhe studentët që dëshirojnë të kontribuojnë në këtë iniciativë humanitare.
Organizatorët kanë bërë thirrje që sa më shumë persona t’i bashkohen këtij aktiviteti, duke theksuar rëndësinë e dhurimit të gjakut në shpëtimin e jetëve dhe ndihmën për pacientët që kanë nevojë për transfuzion.
Përmes këtij akti solidariteti, qytetarët kanë mundësinë të japin një kontribut të drejtpërdrejtë për njerëzit që përballen me gjendje të vështira shëndetësore.
Flakët përfshijnë periferinë e Los Angeles/ Evakuime emergje...
Qendra e Studentëve organizon aksion për dhurimin vullnetar ...
Parashikimi i motit për këtë të martë në Shqipëri
Trump: Ka shumë mundësi për një marrëveshje bërthamore me Ir...
Mosekzekutimi i pagave: Punëtorët teknikë të shkollave në Pr...
Sot i jepet lamtumira e fundit 43-vjeçarit që vdiq tragjikis...