Psikologu Fitim Uka i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.
Lajmin e ka dhënë i pari i kësaj partie, Albin Kurti. Ai përmes një postimi në Facebook i ka uruar mirëseardhje Ukës në partinë e tij.
“Uka është 32 vjeç dhe i ka kryer studimet e doktoraturës në Universitetin e Freiburgut në Gjermani ndërkaq studimet e post-doktoraturës në Universitetin e Illinois në ShBA. Paraprakisht, studimet bazike për psikologji i ka mbaruar në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës kurse studimet master në Universitetin Ludvig Maximilian të Munichut”, thuhet në postimin e tij.
Uka u prit nga Kurti bashkë me deputetin e Lëvizjes, Shemsi Syla.
Në postimin e Kurtit thuhet se, Fitim Uka, është ligjërues i Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës, themelues i Qendrës për Hulumtime Psiko-Sociale e Mjekësore, si dhe botues i revistës psikologjike “Psika”.
Sipas tij, Uka numëron mbi 50 paraqitje në konferenca të ndryshme shkencore brenda e jashtë vendit dhe dhjetëra publikime shkencore në revista të njohura ndërkombëtare.
“Fitimi i ka tashmë shumë miq e kolegë, e po aq edhe studentë e ish studentë të tij që e prisnin në Lëvizje, praninë dhe dijen dhe kontributin e tij”, ka shkruar Kurti.
Sa do të kushtojë nafta dhe benzina? Publikohen çmimet
Ambasadori amerikan në NATO viziton Kosovën, Policia njofton...
55 aksidente brenda ditës në Kosovë, policia shqiptoi mbi 22...
Barcelona avancon drejt marrëveshjes me Bastonin, pritet dri...
Ndalohet një taksi tek Dheu i Bardhë, dyshohet për kontraban...
Kapën me bidonë nafte të vjedhur, tre të arrestuar në Prisht...