Prokuroria Themelore e Pejës ka kërkuar masën e caktimit të paraburgimit ndaj Valbona Pakashtica, Anes Pakashtica, Irfan Pakashtica dhe Idriz Hajrizi që dyshohen për fajde, detyrim dhe rrëmbim.
Propozimin për masën e paraburgimit, Prokuroria e ka kërkuar për shkak se ekziston edhe rreziku i arratisjes, për shkak se të pandehurit Irfan dhe Valbona Pakashtica gjatë zbatimit të masave të veçanta hetimore kishin planifikuar që të largoheshin nga Republika e Kosovës, të shisnin pasurinë dhe të shpërnguleshin jashtë, e po ashtu edhe i pandehuri Idriz Hajrizi, për një kohë kishte jetuar jashtë Kosovës.
Andaj sipas kërkesës lënia e në liri thuhet se ekziston mënyra e arratisjes së tyre dhe pengojnë rrjedhën normale të procedurës penale, e si dhe ndikimin në dëshmitarë dhe asgjësimin e provave.
Sipas kërkesës së siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, Prokuroria ka kërkuar të caktohet paraburgimit për shkak se janë plotësuar kushtet e parapara sipas dispozitave ligjore që të pandehurit Valbona, Anes dhe Irfan Pakashtica që dyshohen për “fajde”, “detyrimi”, dhe “rrëmbimi”, ndërsa i pandehuri Idriz Hajrizi dyshohet për ‘detyrim.
Nga kërkesa thuhet se ishin plotësuar kushtet themelore për ekzistimin e bazuar se të pandehurit kishin për t’i kryer veprat penale të cekura sipas vendimit për fillimin e hetimeve dhe zgjerimin e hetimeve.
LEXO EDHE:
Operacioni policor në Gjilan/Ndalohen dy persona për fajde dhe rrëmbim
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...