Avokati i Thaçit kritikon ashpër Specialen: Për 5 vjet e gjysmë na u refuzua çdo ankesë

Former Kosovo President Hashim Thaci, who resigned and was taken into custody of a war crimes tribunal, appears for the first time before the Kosovo Specialist Chambers in The Hague, Netherlands November 9, 2020. Jerry Lampen/Pool via REUTERS - RC2RZJ9TIWLO

19:56 | 18 Maj 2026
E.G

Luka Mishetiq, avokat i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka kritikuar ashpër efikasitetin e Gjykatës së Apelit që funksionon brenda Dhomave të Specializuara.

Mishetiq përmes një shkrimi në platformën X, bëri të ditur se të gjitha apelet në rastin e Thaçit janë refuzuar gjatë këtyre pesë vjet e gjysmë sa ish-presidenti po mbahet atje.

Sipas tij, rastet janë 0:40 në favor të Speciales.

“Për hir të plotësisë lidhur me efektivitetin e ankesave në gjyqin për krime lufte ndaj Hashim Thaçi: Mbrojtja në këtë gjykim tashmë ka paraqitur (dhe përfunduar) 40 ankesa ndërmjetëse. Paneli i Apelit deri më tani i ka refuzuar të gjitha. Kjo do të thotë 0 nga 40 përgjatë pesë viteve e gjysmë”, ka shkruar ai në X transmeton Klankosova.tv.

Zyrtarisht gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit ka nisur më 3 prill 2023.

Vendimi ndaj tyre pritet të merret më 20 korrik 2026-të.

Organi i akuzës së DHSK-së ka kërkuar dënim me burgim me nga 45 vjet për katërshen e UÇK-së. Kjo u kundërshtua ashpër nga mbrojtja e tyre./Klankosova.tv