Antonio Rudiger do të vazhdojë të jetë pjesë e Real Madrid CF edhe për një sezon tjetër, pasi ka pranuar zyrtarisht ofertën e klubit për rinovimin e kontratës.
Sipas mediumit spanjoll AS, mbrojtësi gjerman ka dhënë “dritën jeshile” për marrëveshjen e re, duke vendosur të respektojë politikën e klubit madrilen për futbollistët veteranë.
Edhe pse fillimisht Rudiger kishte kërkuar kontratë dyvjeçare, në fund ai pranoi ofertën njëvjeçare të “Los Blancos”.
31-vjeçari është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të mbrojtjes së Real Madridit që prej transferimit nga Chelsea në verën e vitit 2022.
Me këtë marrëveshje, Rudiger do të mbetet pjesë e madrilenëve edhe për sezonin 2026/27, duke i dhënë fund spekulimeve për një largim të mundshëm nga klubi.
Gjermani ka kaluar një sezon të vështirë për shkak të problemeve fizike dhe lëndimeve të vazhdueshme, të cilat e detyruan madje t’i nënshtrohej edhe një operacioni.
Ai kishte zhvilluar konsultime mjekësore edhe në Londër dhe ndoqi një trajtim special për të eliminuar dhimbjet që e kishin shoqëruar për muaj të tërë.
Pavarësisht problemeve fizike, Rudiger vazhdoi të luante për ekipin, shpeshherë jo në gjendjen e tij më të mirë. Kjo sakrificë është vlerësuar shumë nga drejtuesit dhe stafi teknik i Real Madridit.
Në javët e fundit, mbrojtësi ka rikthyer formën e tij më të mirë dhe ka bindur klubin se vazhdon të jetë një lider i rëndësishëm në repartin defensiv.
Kohëve të fundit, Rudiger kishte marrë edhe oferta të majme nga Arabia Saudite, të cilat do t’i sillnin përfitime shumë më të mëdha financiare. Megjithatë, ai vendosi të qëndrojë besnik ndaj Real Madridit, pasi beson se ende ka objektiva të mëdha për të arritur me klubin spanjoll./Arbresh.info
Rudiger do ta vazhdojë kontratën me Real Madridin
Tensione në Aeroportin e Vlorës/ Punëtorët e MABCO-s përplas...
Sërish tensione në aeroportin e Vlorës/ ‘2A Group’ nuk lejon...
Telesport: Sylvinho largohet nga Shqipëria
Rodri top prioritet i Real Madridit për këtë verë
Punëtoreve të MABCO-s nuk u lejohet vazhdimi i punimeve në A...