Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.
Duke i uruar suksese në misionin e ri në Kosovë, presidenti Thaçi i ka ofruar ambasadorit të ri të Gjermanisë bashkëpunim të plotë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.
“Gjermania është adresë e rëndësishme politike e Kosovës në Evropë. Jemi mirënjohës për mbështetjen që populli gjerman ka dhënë në procesin e lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit”, ka thënë presidenti Thaçi.
Në këtë takim është biseduar edhe për sfidat për tejkalimin e pandemisë COVID-19.
Nga ana tjetër, ambasadori i ri gjerman, Jörn Rohde, ka theksuar se Gjermania do ta vazhdojë mbështetjen për Kosovën edhe në të ardhmen.
Presidenti Thaçi është shprehur optimist se gjatë kryesimit të Bashkimit Evropian nga ana e Gjermanisë do të mund të jetësohet edhe liberalizimi i vizave për qytetarët tanë, pasi që Kosova tash e disa vjet i ka plotësuar të gjitha kriteret e përcaktuara nga Bashkimi Evropian./arbresh.info/

Hamza: Në zgjedhje po shkojmë shkaku i Kurtit, s’pati vullne...
Abdixhiku: Me Vjosa Osmanin kemi pasur dallime gjatë këtyre ...
Buxheti i komunave në duar të përmbaruesve
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë–Podujevë, lëndo...
Mbyllet 1-1 pjesa e parë e finales Ferizaj-Dukagjini
Nëna e heroit Mentor Krasniqi emocionon Bedri Hamzën në Suha...