Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar sot letrat kredenciale nga Ambasadori i Danimarkës, jo-rezident për Kosovë, Rene Rosager Dinesen.
Presidenti Thaçi duke i uruar punën e re ambasadorit Dinesen u shpreh mirënjohës për përkrahjen që Danimarka i ka dhënë Kosovës.
“E vlerësojmë lartë kontributin e Danimarkës, qoftë në marrëdhënie bilaterale, qoftë duke kontribuar në misionet ushtarake e civile në Kosovë”, u shpreh presidenti Thaçi, transmeton Indeksonline.
Ambasadori Dinesen u shpreh se Danimarka e përkrah paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe të ardhmen europiane të tërë rajonit.

Haradinaj për çështjen e Presidentit: Nuk shoh nga Kurti ndo...
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin