Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në veri, ku ka gjetur armë, municion dhe pajisje të ndryshme.
Siç bën të ditur policia, dëshmitë të cilat janë gjetur dhe janë konfiskuar janë:
1. një AK-47
2. pesë karikatorë me municion të AK 47
3. 136 fishekë të AK- 47
4. një çantë krahu
5. dy radio-lidhje të dorës
6. një radio lidhje për veturë
7. dy mbushës radiolidhjesh
8. një tytë shtesë e AK-47


“Deri në këtë fazë të hetimeve janë kryer disa intervistime të personave në këtë ndërtesë ku të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, bën të ditur njoftimi nga policia.
Tutje, policia ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin, dhe ka thënë se vazhdon të mbetet e përkushtuar për ofrim të shërbimeve ndaj të gjithë komunitetit pa dallim./Arbresh.info/


Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta pa...
Ai u bë viral pasi u braktis nga nëna e tij – tani majmuni i...
Vdes 18-vjeçari në fshatin Kçiq, policia nis hetimet
Raportohet për 12 të lënduar, pasi një autobus u përplas me ...
Arijon Ibrahimovic shënon golin e parë në Bundesligë
Ekspertët: BE synon rikthimin e dialogut politik Kosovë–Serb...