Policia jep detaje për aksidentin ku vdiq futbollisti 22-vjeçar

12:10 | 7 Qershor 2026
E.G

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth aksidentit që ndodhi në rrugën Mitrovicë–Prishtinë ku vdiq futbollisti nga Vushtrria, Fatjon Bunjaku.

Sipas policisë në vetaksidentin e ndodhur në zonën e fshatit Maxhunaj, janë lënduar edhe dy persona.

Viktima e aksidentit që ndodhi mbrëmë ishte 22-vjeçar.

E dhimbshme: Futbollisti nga Vushtrria, Fatjon Bunjaku humb jetën në një vetaksident tragjik

Shpërndaje në rrjete sociale