Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 6759 gjoba për kundërvajtje, ndërsa ka hequr 61 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion, ku parashihet masa mbrojtëse heqje e patentë shoferit gjatë muajit gusht.
Sipas njoftimit, disa nga kundërvajtjet e shkaktuara në komunikacionin rrugor janë:
– Tejkalim i shpejtësisë, 2084 gjoba
– Parking i parregullt , 1193 gjoba
– Mos respektimi i shenjave të komunikacionit, 713 gjoba
– Mos mbajtja e distancës në mes të automjeteve, 203 gjoba
– Skadimi i afatit të regjistrimit të automjetit, 142 gjoba
– Mos përdorimi i rripit të sigurisë, 107 gjoba
– Drejtimi i automjetit pa patentë shofer, 104 gjoba
– Tejkalim në vijë të plotë, apo vend të ndaluar, 24 gjoba
– Drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit, 4 gjoba,
– Të tjera, 2185 gjoba
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes.”, thuhet në njoftim.
Ndërsa, policia ka ftuar qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.
“Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.”, thuhet mes të tjerash në njoftim./Arbresh.info/
Arrestimet e shqiptarëve nga serbët, Syla: Mos kaloni nga Se...
OVL UÇK konfirmon protestën më 13 dhjetor në Shkup
PDK ankohet te PZAP-ja për vendimin e KQZ-së për votimin jas...
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...
Putin paralajmëron nga Nju Delhi: Zgjerimi i NATO-s kërcënon...
Ambasada gjermane: Kosova ka nevojë urgjente për qeveri funk...