Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me shpërthimin e veturës së ushtruesit të detyrës së drejtorit të QKUK-së, Osman Hajdari.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, për Arbresh.info tha se nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.
“Rreth orës 10:00, është pranuar informata lidhur me dyshimet për një shpërthim në një veturë në parkingun e QKUK-së. Aktualisht nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale. Policia me të gjitha njësitë relevante ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po trajton rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, tha Ahmeti./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Shpërthim në veturën e U.D drejtorit të QKUK-së, Osman Hajdari
Raheem Sterling gati për debutim me Feyenoord
Parashikimi i motit për nesër
Tirana në tym: Përplasje mes qytetarëve dhe policisë gjatë p...
Alaudin Hamiti reagon për sulmin fizik ndaj tij
Qeveria britanike shqyrton heqjen e vëllait të Charles III n...
Edi Rama reagon pas protestës së PD-së në Tiranë