Një person ka vdekur dhe katër të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ndodhi të dielën mbrëma, rreth orës 19:50 në rrugën Suharekë–Shtime, mes fshatrave Duhle dhe Carralevë.
Sipas raportit 24 orësh, aksidenti ka ndodhur si rezultat i humbjes së kontrollit nga drejtuesi i veturës, i cili ka kaluar në shiritin e kundërt të rrugës dhe është përplasur frontalisht me një autobus që po vinte në kahun e kundërt, shkruan Arbresh.info.
Si pasojë e përplasjes një mashkull kosovar ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kurse katër persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore, përfshirë drejtuesin e veturës.
Tre nga të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit, ndërsa drejtuesi i veturës, i cili ka pësuar lëndime të rënda, është transferuar për trajtim të specializuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore për menaxhimin e aksidenteve, njësia e hetimeve dhe prokurori i rastit, i cili ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit – drejtuesin e veturës.Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion./Arbresh.info/
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...
Napoli fiton derbin me Juventusin – vazhdon lidershipi...