Policia e Kosovës është duke hetuar vdekjen e të burgosurit në Burgun e Sigurisë së lartë në Gërdovc.
Sipas njoftimit të policisë, rasti ishte duke u trajtuar në Repartin e Pulmologjisë, shkruan arbresh.info.
“Nga QKUK është njoftuar se një mashkull ka ndërruar jetë, i njëjti ishte i burgosur në Burgun e Sigurisë së lartë në Gërdovc dhe ishte duke u trajtuar në Repartin e Pulmologjisë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Votimi në Ambasadën e Kosovës në Hagë përmbyllet me sukses
SHBA i bën thirrje Evropës të fokusohet më shumë në siguri d...
Ndërron jetë aktori Anthony Head, ylli i “Buffy the Vampire ...
Maqedoni: Rritje e ndjeshme e dhunës në familje në maj 2026
Juventusi në kërkim të portierit, tre emra në listë përfshir...
Mbahet protesta e shtatë kundër ndërtimit në Zvërnec, qyteta...