Pesë persona janë lënduar si pasojë e dy aksidenteve që kanë nododhur sot, njëri në Gllarevë të Klinës e tjetri në Dobrushë të Istogut.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi i cili tha se njëri prej tyre ka qenë vetaksident.
Në vetaksidentin në Gllarevë të Klinës është lënduar një person dhe më pas ka pranuar ndihmë mjekësore.
“Në orën 14:28 Policia është njoftuar se në Gllarëve të Klinës ka ndodh një vetaksident, personit të lënduar ju ka dhënë ndihma e parë në emergjencë në Klinë dhe më pas është liruar”, tha Gashi.
Ndërkaq, në Dobrushë të Istogut lëndime trupore kanë marrë katër persona.
“Në Dobrushë të Istogut policia është informuar në orën 15:25 për aksident mes dy automjeteve, 4 persona janë lënduar dhe janë dërguar në spital rajonal për trajtim, më pas janë liruar”, tha ai./Arbresh.info/
FIFA sjell ndryshime të mëdha për Kupën e Botës 2026
Ngjarje e rëndë në Itali, ndërtesa rrënohet pas shpërthimit ...
KQZ nis Programin e Vëzhguesve Ndërkombëtarë për zgjedhjet e...
Sulmuesi njofton largimin nga Tirana
Votimi në Ambasadën e Kosovës në Hagë përmbyllet me sukses
SHBA i bën thirrje Evropës të fokusohet më shumë në siguri d...