Drejtori i një shkolle në Pejë ka raportuar në polici se gjatë natës një person i panjohur i maskuar ka thyer dritaren e një klase dhe ka hyrë brenda.
Pas hyrjes, ai ka dëmtuar derën e sallës së arsimtarëve dhe ka vjedhur katër ditare.
Policia bën me dije se veprimet e të dyshuarit janë kapur nga kamerat e sigurisë, dhe ai është larguar nga lokacioni pas kryerjes së veprës. Rasti është duke u hetuar.
“Fsh. Jabllanicë e Vogël, Pejë 04.12.2024-02:03. Ankuesi mashkull kosovar, drejtori i shkollës, ka njoftuar se gjate natës një person i panjohur i maskuar ka thyer dritaren e një klase dhe përmes dritares së thyer ka hyrë në brendi të shkollës ku kishte dëmtuar derën e sallës se arsimtareve dhe prej aty kishte vjedhur katër ditarë dhe ishte larguar nga ai lokacion. Veprimet e të dyshuarit janë kapur nga kamerat e sigurisë së shkollës. Rasti po hetohet nga policia”, thuhet në raport./Arbresh.info
51 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 1 mijë 700 tik...
Kurti i pikëlluar nga humbja e ‘Dardanëve’: Jemi shumë afër ...
Digjet një lokal në Prishtinë
Përfundon afati për deklarimin e pasurisë për zyrtarët publi...
Pas 52 vitesh, NASA dërgon sërish astronautë drejt Hënës
17-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, Begaj: Mbet...