Emisari Sorensen flet me Konjufcën për hapat e ardhshëm në dialogun me Serbinë

17:05 | 23 Maj 2026
E.K

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Peter Sørensen ka njoftuar se ka vazhduar diskutimet me ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, lidhur me dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një postim në platformën X, Sørensen ka bërë të ditur se biseda është vijim i takimit të zhvilluar javën e kaluar në Bruksel.

Ai theksoi se diskutimet janë përqendruar në hapat e ardhshëm të dialogut, zbatimin e ligjit për të huajt dhe rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm në proces.

“Pas takimit tonë javën e kaluar në Bruksel, vazhdova shkëmbimin me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Glauk Konjufca, lidhur me dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. U fokusuam në hapat e ardhshëm, zbatimin e ligjit për të huajt dhe rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm”, ka shkruar Sorensen./Arbresh.info