Një tragjedi e rëndë ka goditur provincën Shanshi në Kinën veri-lindore, ku një shpërthim gazi në një minierë qymyri ka la të paktën 90 të vdekur.
Në momentin shpërthimit, që ndodhi mbrëmjen e së premtes, në minierë po punonin 247 minatorë.
Ndërsa pjesa më e madhe janë evakuuar, operacionet e shpëtimit vazhdojnë për nëntë persona që rezultojnë ende të zhdukur, ndërsa mbi 120 të tjerë janë dërguar në spital për trajtim.
Policia arrestoi drejtuesit e kompanisë që administronin minierën, pasi autoritetet thanë se nivelet e monoksidit të karbonit kishin tejkaluar limitet e sigurisë.
Presidenti Xi Jinping urdhëroi një hetim urgjent, duke e cilësuar këtë si një prej aksidenteve më vdekjeprurëse të minierave në vend gjatë dekadës së fundit.
Para dy vitesh, kontrollorët shtetërorë e renditën këtë minierë në gradën e rrezikshmërisë së lartë.
Tragjedia vjen në një moment delikat për Kinën, vetëm pak ditë pas vizitave të Vladimir Putinin dhe Donald Trumpit në Pekin, duke shtuar presionin mbi qeverinë për standardet e sigurisë në industrinë e qymyrit, e cila mbetet shtylla kryesore e ekonomisë kineze në fushën e energjisë.
Tragjedi në Kinë/ Shpërthimi në minierën e qymyrit lë të pak...
Tërmet 4 ballë në Elbasan, epiqendra në fshatin Trash
Bie fasada e një objekti banesor në Prishtinë, intervenojnë ...
Ushtarët e KFOR-it trajnohen për aftësi të shpëtimit të jetë...
AAK mban nesër Kuvendin e Përgjithshëm, pritet edhe zgjedhja...
NATO: Organizatat e sigurisë në Kosovë të vazhdojnë bashkëpu...