Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka ndarë një mesazh urimi për mbesën e tij, Eda Pacolli, e cila ka diplomuar në Kolegjin Amerikan në Lugano të Zvicrës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Pacolli shprehu krenarinë për arritjen e saj akademike, duke theksuar rëndësinë e edukimit dhe vazhdimësinë e gjeneratës së re të familjes Pacolli.
“Kjo është Eda Pacolli, mbesa ime e dashur, e cila sot diplomoi në Kolegjin Amerikan në Lugano. Eda, mbesa ime, është një nga anëtaret e shumta të gjeneratës së re të familjes së madhe të gjyshit dhe mentorit tonë, Osman Daut Pacolli. Ajo vazhdon rrugëtimin e saj të edukimit, duke ndjekur shembullin dhe përvojën e Hamides, Habibes, Fatimes, Agonit, Fatjonës, Daimit, Fisnikut, Fitimit, Lindës, Ekzonës, Jetës, Hanës, Lirigëzonës, Isës dhe shumë të tjerëve, të cilët vazhdojnë me përkushtim drejt synimeve të tyre. Ne mezi presim që gjenerata e re të marrë në duar timonin e lokomotivës së asaj që kemi ndërtuar me mund e ndjersë ndër vite”, shkroi ai./Arbresh.info.
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë
Keith Self: Të zbatohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni...
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...