Një shtetas turk është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se ka nxjerrë një thikë gjatë komunikimit me zyrtarët policorë brenda stacionit policor.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 22 maj 2026, rreth orës 17:00, në SPT “Jugu” në Prishtinë,.
Policia njofton se i dyshuari, mashkull 25-vjeçar me shtetësi turke, ishte paraqitur në stacion policor dhe gjatë komunikimit në gjuhën turke kishte nxjerrë një thikë nga xhepi.
Pas reagimit të zyrtarëve policorë, i dyshuari është arrestuar, ndërsa me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje.
“STP Jugu, Prishtinë 22.05.2026 – 17:00. I dyshuari mashkull shtetas turk i moshës 25 vjeçare, është paraqitur në stacion policor, i njëjti ka folur në gjuhen turke, gjatë komunikimit i dyshuari nga xhepi ka nxjerre një thikë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim te prokurorit kujdestar është dërguar ne mbajtje, ndërsa intervistimi i tij do të bëhet pasi të sigurohet përkthyesi dhe në prezenca e avokatit mbrojtës. Rasti nën hetime”.
Ministrat e Jashtëm të NATO-s përfundojnë samitin dy ditor n...
Sot zgjedhjet për kryetar të PD-së, Sali Berisha në garë i v...
Pensionohet Podolski, kampioni i botës
Publikohen çmimet e reja të derivateve në Kosovë
Elezi: Më 6 qershor votohet në 17 ambasada dhe 13 konsullata...
Shtetasi turk nxjerr thikë brenda stacionit policor në Prish...