Në çdo sezon të vitit, çantat shfaqen si një aksesor thelbësor që shton stilin dhe elegancën në pamjen tuaj.
18-vjecarja, Sara Krasniqi një vajzë e cila pasionin dhe talentin e saj artistik e shpreh në thurjen e çantave me perla, duke treguar përsosmërinë midis elegancës dhe të qenurit unike.
Inspirimin e saj, Sara e ka gjetur tek dizajnerat e modës, të cilët kanë përdorur perla në veshjet e tyre, dhe ndryshe ajo ka dashur që krijimtarinë përmes perlave, ta zhvillojë dhe më tej.
“Unë studioj dizajnë mode dhe në vazhdimësi duke i parë dizajnerët duke i përdorë perlat në veshje është e pamundur mos me të ardh ideja që edhe t’i me kriju diçka me perla”, thotë ajo.
Ajo thotë se interesimi më i madh për këto çanta është në sezonin e verës.
“Klientët e preferojnë ngjyrën e bardh dhe të zezën, çanta më unike janë atonë formë katrorë e punuar për një kliente nga Holanda. Çmimet varën nga madhësia dhe lloji i materialit. Në sezonin e verës ka më shumë kërkesa pasi janë sezonet e dasmave dhe mbrëmjet e maturës”, thotë Krasniqi./Arbresh.info/ Rita Jakupi/
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...