Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, së bashku me Njësinë Rajonale të Trafikut Rrugor dhe stacionet policore, ka shqiptuar 959 gjoba gjatë periudhës 29.11.2024 – 05.12.2024, në kuadër të implementimit të planeve operative për sigurimin e trafikut.
Gjatë kësaj periudhe janë ndërmarrë aktivitete të ndryshme, duke përfshirë si hetimi i pesë aksidenteve që shkaktuan vetëm dëme materiale, hetimi i 22 aksidenteve të tjera që ka pasur të lënduar, si dhe janë shqiptuar masa për ndalimin e drejtimit të mjeteve për 23 ngasës.
Me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe sigurimin e rendit në rrugë, Policia e Gjilanit apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë rregullat e trafikut, sidomos në kushte moti të keq me shi dhe mjegull./Arbresh.info
Tragjedi në Kinë/ Shpërthimi në minierën e qymyrit lë të pak...
Tërmet 4 ballë në Elbasan, epiqendra në fshatin Trash
Bie fasada e një objekti banesor në Prishtinë, intervenojnë ...
Ushtarët e KFOR-it trajnohen për aftësi të shpëtimit të jetë...
AAK mban nesër Kuvendin e Përgjithshëm, pritet edhe zgjedhja...
NATO: Organizatat e sigurisë në Kosovë të vazhdojnë bashkëpu...