Kandidati për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku është takuar sot me banorët e fshatit Rimanishtë, ku ka dëgjuar edhe hallet e shqetësimet e tyre.
Banorët shprehën shqetësimin për mungesën e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit, transmeton Arbresh.info.
Me anë të një postimi në Facebook, Çeku tha se menjëherë pas 9 nëntorit do të nis puna në rregullimin dhe trajtimin e të gjitha rrugicave të këtij fshati, do të bëhet lidhja me rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit si dhe do të asfaltohet rruga Rimanishtë – Siqevë.
“I dëgjuam hallet e shqetësimet e banorëve të secilit fshat e secilës lagje. Kurse tash po ritakohemi për ti konkretizuar planet. Me banorët e fshatit Rimanishtë i diskutuam zgjidhjet konkrete. Menjëherë pas 9 nëntorit do të nis puna në rregullimin dhe trajtimin e të gjitha rrugicave të këtij fshati, do të bëhet lidhja me rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit. Dhe do të asfaltohet rruga Rimanishtë – Siqevë. Asnjë fshat e asnjë lagje nuk do të diskriminohet. Bashkë për Prishtinën tonë”, ka shkruar Çeku, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të kryeqytetit./Arbresh.info
Rritet në 452 numri i rasteve me Ebola në Kongo, 82 viktima
Arsenali futet në garë për Ander Barrenetxea
Kurti: Zgjedhjet ishin të panevojshme, por tash votimi është...
Dua Lipa dhe Callum Turner nisin festimet e dasmës në Palerm...
Kosovari shpallet fajtor për zjarrvënie në Ulqin, dënohet me...
Autoritetet ndalojnë 50 mijë euro të padeklaruara në Durrës