Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Zh.Zh. shtetas i Maqedonisë së Veriut, pas shkak së është duke u kërkuar në bazë të një flet arresti ndërkombëtar me kërkesë të Interpolit, për shkak të veprës penale vrasje në tentativë dhe kontrabandimi me armë të përcaktuara me Kodin Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e të cilat vepra janë paraparë edhe në Kodin Penal të Republikës së Kosovës.
Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda – Sahit Krasniqi, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe Ligjit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtarë në Çështjet Penale dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej katër dhjetë (40) ditëve.
Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij./arbresh.info/
“Gjendja e FSK-së”, Konjufca i quan deklaratat e Vlora Çitak...
Semenyo zgjedh destinacionin e radhës, përkundër interesimit...
Shefi i ushtrisë së Libisë vritet në një aksident ajror në T...
Glauk Konjufca tregon dy arsye pse qytetarët duhet të mbësht...
Hamza premton ulje të çmimeve përmes heqjes së TVSH-së në pr...
Aksident mes dy veturave në hyrje të autostradës në Kaçanik,...