Ish-Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka bërë të ditur se ka vëzhguar përgatitjet për hapjen e hotelit lukzos “Swissdiamond Hotel Ayan Zalaat” në Ulan Bator, kryeqytetin eMongolisë.
Me anë të një postimi në Facebook, Pacolli bën të ditur se ky hotel pritet të hapet në fillim të marsit të vitit 2024, shkruan Arbresh.info.
Tutje, kreu i Aleancës Kosova e Re (AKR) thotë se ky hotel ka marrë vlerësimin e lartë dhe është pjesë e “The Leading Hotels of the World.”
“Sot në Ulan Bator, kryeqytetin e Mongolisë me zhvillim dinamik, kam vëzhguar përfundimin e përgatitjeve për hapjen e hotelit luksoz SWISSDIAMONT HOTEL Ayan Zalaat. Ky hotel pritet të hapet në fillim të marsit 2024 dhe tashmë ka marrë vlerësimin e lartë dhe eshte pjesë e “The Leading Hotels of the World.”, shkroi Pacolli./Arbresh.info/
Model i ri udhëheqjeje në Hamas pas humbjeve në Gaza
Granit Xhaka flet për Botërorin: rutina, emocione dhe ambici...
Kurti viziton familjen Krasniqi në Prizren, diskutime për ek...
Një veturë me targa serbe shihet në Zvërnec, ngrihen dyshime...
Luan Krasniqi voton në Ambasadën e Kosovës në Hamburg
Ylli francez shmang krahasimet: Messi dhe Ronaldo nuk janë t...