Kreu i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, tohtë se shteti i Kosovës duhet të ngrisë zërin kundër dyshes famëkeqe Del Ponte-Marti, për të gjitha poshtërimet që ia bënë Kosovës dhe popullit te saj.
Pacolli, përmes një postimi në Facebook, i ka quajtur karikatura Del Ponten dhe Dick Martyn, duke shtuar se janë të dirigjuara dhe të paguara nga njerëzit e Millosheviqit.
Ai, ka thënë se ata Del Ponte dhe Dick Marty duhet të përgjigjen për krejt dëmin qe ia sollën Kosovës.
“Kosova duhet ta ngrisë zërin kundër dyshes famëkeqe Del Ponte-Marti, për të gjitha poshtërimet që ia bënë Kosovës dhe popullit te saj. Ku është trafikimi me organe? Ku është shtëpia e verdhë? Këto dy karikatura të dirigjuara dhe të paguara nga njerëzit e Millosheviqit, duhet të përgjigjen për krejt dëmin qe ia sollën Kosovës”, ka thënë Pacolli.
Ai, ka thënë se Gjykata Speciale po i sjell dëm Kosovës duke tentuar ta përçaj atë në baza fetare.
“Një dëm tjetër, Kosovës po ia sjell edhe kjo gjykatë, akuzat e së cilës si duket janë të bazuara në thashetheme dhe po ashtu të përgatitura dhe të sponsorizuara nga Beogradi. E pa lejueshme që një prokuror të mundohet të përçaj kombin tonë! #JoNeEmrinTonë”, ka shkruar Paciolli në Facebook. /arbresh.info/
Postimi i plotë
Masakra në Sydney, Trump: Ahmed al Ahmed shumë i guximshëm, ...
Dhjetëra të vdekur nga përmbytjet e menjëhershme në Marok
Ylli i Bournemouth në “radarin” e Manchester Uni...
BE-ja diskuton për mbështetjen e Kinës për Rusinë, përfshirë...
Peleshi pret ambasadorët e Vendeve të Ulëta dhe Suedisë
VV nesër mban tubim elektoral në Prishtinë