Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqin, për të diskutuar rreth procesit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
“Gjatë takimit, kryesuesi Radoniqi e njoftoi presidenten Osmani mbi ecurinë e përgatitjeve për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit 2025 dhe përmbushjen e detyrave organizative që po zhvillohen nga KQZ-ja”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës.
Më tej bëhet e ditur se Osmani kërkoi proces të rregullt zgjedhor.
“Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e garantimit të një procesi zgjedhor të rregullt, transparent dhe gjithëpërfshirës, si dhe nënvizoi gatishmërinë institucionale për të mbështetur çdo hap që siguron integritetin dhe besueshmërinë e zgjedhjeve”, përfundoi ajo.
Trump i dërgon letër Osmanit: Mezi pres ta vazhdoj bashkëpun...
Kaluan ilegalisht kufirin, arrestohen dy serbë në Leposaviq
Mediumi turk: Fenerbahçe ka arritur marrëveshje me Vedat Mur...
Sa do të kushtojë nafta dhe benzina? Publikohen çmimet
Ambasadori amerikan në NATO viziton Kosovën, Policia njofton...
55 aksidente brenda ditës në Kosovë, policia shqiptoi mbi 22...