Një muaj paraburgim për 19-vjeçarin i cili dyshohet për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij në Vushtrri

18:42 | 24 Mars 2025
E.G

Gjykata Themelore në Mitrovicë, Departamenti për Krime të Rënda e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, duke e caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji ndaj B.D., të dyshuar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij A.Z., të dielën (23 mars) në Vushtrri.

19 vjeçari dzshohet se ka kryer veprat penale:  Vrasje e rendë sipas nenit 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5 të KPRK -së dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së, shkruan Arbresh.info.

“Masa e paraburgim të pandehurit B.D., i’u është caktuar në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji. Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Mitrovicë.”, thuhet tutje në njoftim.

Ndryshe,Prokuroria Themelore në Mitrovicë tha se i dyshuari e kishte pranuar fajësinë për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se i dyshuari e kishte goditur tre herë viktimën me armë zjarri.

Motivet për këtë vrasje ende nuk janë bërë të ditura./Arbresh.info.

LEXO EDHE:

Policia e konfirmon: Një 19-vjeçar është vrarë në Vushtrri, i dyshuari në arrati