Me rreth një orë vonesë, ka nisur seanca dëgjimore në Gjykatën Themelore në Ferizaj ndaj gjashtë personave të dyshuar për planifikimin dhe vrasjen e rreshterit Muhamed Lika, ndaj Haki Bela, Edmond Lika, Shkëlqim Kuka, Rilind Murati, Diamant Gashi dhe Vatan Çaka,
Prokuroria Themelore e Ferizajt ka kërkuar caktimin e masës se paraburgimit prej 30 ditësh, raporton Arbresh.info.
Seanca dëgjimore ndaj grupit po mbahet e mbyllur për media.
Kujtojmë se të hënën Njësia Speciale nga një aksion të zhvilluar në Kaçanik kanë arrestuar shtatë persona për vrasjen e policit Lika me 1 prill 2025 në hyrjen e banesës së tij në Kacanik. Bastisjet janë kryer në 8 lokacione në Kaçanik dhe një në Klinë.
Sipas policisë, vrasjen e policit Lika është kryer nga Rejan Bela atë kohë 17 vjeçar të cilit të hënën i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh./Arbresh.info/
Aksidenti me autobus lë 15 të vdekur në Guatemalë
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...