Të premten, kryetarët e rinj të komunave veriore do të marrin zyrtarisht detyrën. Milan Radojeviq do të betohet si kryetar i Mitrovicës së Veriut, Dragisha Miloviq në Zveçan, Milosh Peroviq në Zubin-Potok dhe Zoran Todiq në Leposaviq, të gjithë nga Lista Serbe.
Ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka deklaruar se dikasteri që ai drejton do të sigurojë që seancat inauguruese për kryetarët serbë të zhvillohen në përputhje të plotë me ligjet e Republikës së Kosovës.
Krasniqi ka thënë për KOHËN se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) do të angazhojë ekipe monitoruese, të cilat do të jenë të pranishme fizikisht në të gjitha seancat inauguruese për të garantuar respektimin e procedurave kushtetuese dhe ligjore.
“MAPL ka formuar ekipe për monitorimin e seancave inauguruese, të cilat do të monitorojnë secilën mbledhje për të siguruar zbatimin e të gjitha procedurave kushtetuese dhe ligjore. Në çdo rast të shkeljes së këtyre procedurave, MAPL do t’i shpallë të paligjshme dhe jo legjitime seancat përkatëse”, ka thënë Krasniqi.
Ai ka rikujtuar se kryetarët shqiptarë i kishin marrë detyrat në maj të vitit 2023 përmes zgjedhjeve, pas dorëheqjeve të kryetarëve serbë nga funksionet komunale.
168 ekspertë certifikohen në drejtësi, Gërvalla: Partnerë të...
Tottenhami mund ta shkarkojë Tudorin vetëm pas tri ndeshjeve
Gjermania: Kosovës i duhen institucione funksionale
Rivarroset Myrteza Dylhasi nga Gjakova, i zhdukur gjatë luft...
Helikopterët britanikë kundër dronëve mbërrijnë në Qipro
Lamallari merr detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme të...